Djali i madh i presidentit amerikan, Donald Trump, ka rezultuar pozitiv me coronavirus, bazuar në deklaratën e zëdhënësit të tij.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Donald Trump Jr, 42 vjeç, u diagnostikua në fillim të kësaj jave dhe ka qenë në karanatinë në kabinën e tij të gjuetisë pas këtij rezultati.
“Ai ka qenë plotësisht asimptomatik deri më tani, dhe po ndjek të gjitha udhëzimet e rekomanduara mjekësore ndaj COVID-19”, thuhet në deklaratë.
Donald Trump Jr, është i dyti nga fëmijët e presidentit që rezulton pozitiv me coronavirus, Barron Trump, 14 vjeç, gjithashtu ishte diagnostikuar muajin e kaluar, mirëpo u shërua shpejt.
Ndërkohë, babai i tyre, njëherësh presidenti amerikan, i cili në muajin tetor ishte i prekur me coronavirus, ishte trajtuar në spitalin ushtarak Walter Reed. /Telegrafi/