Rap-artisti i njohur nga Drenica, Don Xhoni, ka prezantuar sot (e premte) në mesnatë projektin e ri muzikor.
“Ike” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Në klip është shfaqur edhe ish-e dashura e tij, modelja nga Rusia, Ariana Lirey.
Me të njëjtën është shfaqur në klip në disa raste në momente intime dhe ka përmendur disa gjëra nga lidhja e tyre.
Nuk dihet nëse çifti janë ribashkuar sërish apo nëse kjo është vetëm pjesë e këtij projekti.
Ariana siç zbulon ka bërë edhe një tatuazh të ri, në të cilin ka shkruar: “Mrs Isufi”.
Ndarja e tyre bëri jashtëzakonisht bujë të madhe në vitin e kaluar për shkak se hodhën disa akuza kundrejt njëri-tjetrit. /Telegrafi/