Ky kombinim mund t’u krijojë problem personave me lukth të ndjeshëm.
Me siguri “një milion herë” keni ngrënë sallatë greke, kombinimi i shijshëm i domateve, kastravecëve, djathit feta apo djathërave të tjerë, ullinjve, shtesave të tjera…
Kjo sallatë është pa dyshim freskuese dhe e shijshme, mirëpo te disa persona mund të shkaktojë gazra apo dhembje në stomak, transmeton Telegrafi.
Si ta zgjidhni këtë problem!
Domatja dhe kastraveci nuk shkojnë bashkë në sallatë, sepse për shkak të kohëve të ndryshme të tretjes mund t’ju shkaktojnë probleme me stomakun.
Përzierja e artikujve të cilët kanë kohë të ndryshme të tretjes mund t’u paraqesë problem personave me lukth të ndjeshëm.
Ky kombinim nuk ka efekt dramatik, por mund t’ju shkaktojnë gazra, fryrje stomaku, dhembje lukthi, gjë që gjithsesi nuk dëshironi të keni stomak të ndjeshëm.
Përveçse nuk treten njëkohësisht, kastraveci përmban edhe enzimë e cila shkatërron vitaminën C, por ai neutralizohet duke shtuar thartirën – vetëm shtoni pak uthull në sallatë. /Telegrafi/