Site icon Telegrafi

Djalin e zuri gjumi në krahët e ngrohtë të nënës së tij dhe më pas babai bëri këtë veprim të papritur

Ata thonë se nuk duhet ta zgjoni fëmijën tuaj derisa ai është duke fjetur, por një çift zbuloi një mënyrë qesharake për të zgjuar trashëgimtarin e tyre dy vjeçar përmes këngës së tij “të preferuar”.

Besojmë se nuk do të shihni asgjë më të lezetshme sot dhe video është bërë viral në internet dhe ka “marrë” më shumë se 5.6 milionë shikime.

Në plan të parë, ne shohim nënën Kinsey Samrib nga Karolina e Veriut me djalin e saj dyvjeçar Maverick duke fjetur në krahë.

Skena e hareshme, në një moment, ndërpritet nga ritmet e këngës “I Like to Move It” dhe më pas gjithçka kthehet!

@aliceinkinzland Literally full comatose and all it takes is his jam and hes ready to roll. DEF gonna make the best ride or die friend someday 🤣 this kid makes me giggle nonstop! #foryou #foryoupage #fyp #dance #rideoride #jam #toddler #toddlermom #moveit #friend #vibes #itsavibe ♬ original sound – aliceinkinzland

Vogëlushi me sa duket nuk ishte shumë i lodhur për të kërcyer dhe për të filluar të lëkundet në ritmin e muzikës, raporton newsweek.

Kinsey pretendon se nuk e dinte se trashëgimtari do të reagonte kështu.

“Videoja është regjistruar pas një fundjave të ngarkuar. Kisha shumë punë dhe Maverick festoi ditëlindjen e tij të dytë. Kjo këngë luhej të shtunën dhe të dielën, ndaj burri donte të kontrollonte se si do të reagonte ndaj saj kur të zgjohej”, ka shpjeguar ajo.

Nëna shton se Maverick pëlqen zhanre të ndryshme, por nuk e kishte idenë që videoja e puthjes së saj do të bëhej një hit viral.

“E publikova sepse është qesharake dhe e lezetshme”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version