Site icon Telegrafi

Djali i Michael Schumacherit, Mick nga edicioni i ri garon në Formula 1

Foto: Scuderia Ferrari Press Office

Djali i Michale Schumacherit, Mick nga edicioni i ardhshëm do të garojë në Formula 1 me Haas.

Piloti 21-vjeçar ka nënshkruar me kompania automobilistike, për t’i përfaqësuar ata në garën më të shpejtë të makinave në botë.

Mick që rrjedh nga akademia e Ferrarit, do të tentojë që t’i ndjekë hapat e babait të tij, që deri në këtë sezon ishte kampioni më i mirë i të gjitha kohërave.

Tani, Lewis Hamilton e ka barazuar me tituj, pasi që të dy kanë nga shtatë sosh, derisa anglezi ka më shumë fitore në podiume.

Mick deri në këtë edicion ka garuar në Formula 2, mirëpo marrëveshja me Haas, tani do t’i mundësojë kalimin në elitën e garuesve. /Telegrafi/

Exit mobile version