Një djalë në Uttar Pradesh në Indi u “shpërblye” me një dënim pasi ai bëri ushtrime në çatinë e një makine në lëvizje.
Në një postim në Twitter, policia e UP ndau një klip të shkurtër të Ujjwal Yadav duke treguar veprimin e rrezikshëm dhe tha se kjo është një vepër e dënueshme. Në fakt, Ujjwal Yadav gjithashtu kërkoi falje dhe tha se veprimi i tij ishte i dëmshëm dhe se ai nuk duhej ta kishte bërë atë, transmeton Telegrafi.
Siç shihet në video, Ujjwal Yadav u ngjit në majë të automjetit të tij, hapi derën dhe bëri ushtrime në çatinë e makinës së tij në lëvizje.
Pasi mori dënimin, Ujjwal Yadav kërkoi falje në klip dhe tha, “Emri im është Ujjwal Yadav. Kam bërë një video të rrezikshme me këtë makinë. Unë nuk do ta bëj kurrë më këtë në të ardhmen”.
Videoja e postuar nga policia e UP përfundoi me një mesazh që thotë: “Kryerja e marifeteve gjatë vozitjes është një vepër e dënueshme. Mund të jetë e dëmshme për ju dhe të tjerët përreth jush”.
Some Pushups will only bring you down in the eyes of Law !
Stay Strong, Stay Safe !#UPPCares #UPPolice pic.twitter.com/dvGSjtL2Az
— UP POLICE (@Uppolice) March 13, 2021
Video e postuar nga policia e UP-së është bërë virale në mediat sociale me mbi 61,000 shikime. Në seksionin e komenteve, njerëzit duartrokitën policinë e UP-së. /Telegrafi/