Nuk ka paqe për Ryan Lochte. Notari amerikan, i pezulluar me 10 muaj nga garat Komiteti Olimpik Amerikan u sulmua nga dy shikues gjatë spektaklit “Dancing with the Stars” dhe gjithçka ndodhi kur ai dhe partnerja e tij, Cheryl Burke, ishin duke pritur opinionin e jurisë për paraqitjen e tyre.
Dy personat që iu afruan Lochtes kishin veshur bluza me stampën “anti-Lochte”, por ata u ndalën nga punonjësit e sigurisë që i larguan nga salla.
Planet e sulmit nuk u transmetuan në televizion dhe telekamerat e ABC ishin të fiksuara te juria, ndërkohë që më pas u bë edhe ndërprerja për hapësirën publicitare. Me rikthimin në transmetimin e drejtpërdrejte, moderatori deklaroi se ishte një incident i vogël, ndërkohë që vetë Lochte siguroi se ishte mirë.
https://youtu.be/V6HJXrKw2SY
Lochte u pezullua për shkak të historisë së sajuar për grabitjen e ndodhur në Rio së bashku edhe me Gunner Bentz, Jack Conger dhe Jimmy Feigen. Ai kërkoi ndjesë për çfarë ndodhi, por drejtësia braziliane duket se nuk e fali duke hapur proces gjyqësor ndaj tij.
Ndërkaq, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi të mos marrë asnjë masë shtesë ndaj Lochtes duke e konsideruar të mjaftueshëm pezullimin 10 mujor të Komitetit Olimpik Amerikan që e lë Lochten jashtë Botërorit të notit në vitin 2017. /TCH/