Një burrë nga Maryland, SHBA, është gëzuar tej mase kur pas një dite stresuese ai fitoi një çmim prej 50 mijë dollarësh (46 mijë euro) në lotari.
Burri i ashtuquajtur “Stone Cold Money”, vendosi të blinte disa bileta Fast Play pas një dite stresuese si profesionist i teknologjisë së informacionit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kur ai skanoi biletat me aplikacionin MaryLand Lottery, doli që njëra nga to është fituese e 50 mijë dollarëve.
Burri menjëherë i ka lajmëruar gruan, nënën dhe mikun e tij më të mirë për t’ua dhënë lajmin.
Sipas tij, fitorja e madhe e kthehu ditën stresuese në një ditë për t’u mbajtur mend.
Bëhet e ditur se paratë do të shkojnë për blerjen e një shtëpie të re për burrin dhe familjen e tij. /Telegrafi/