Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa e ka quajtur mashtrues tipik kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Mustafa në një postim në Facebook shkruan se Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë postimin e Kurtit në Twitter e mospostimin në Facebook e quajti taktikë të kryeministrit për grabitje të votave.
“Mashtrues tipik.
Poston në Twitter në anglisht për t’i mashtruar votuesit e tij pro-LGBT por nuk e poston të njëjtën në Facebook në shqip për t’i mashtruar votuesit e tij anti-LGBT.
D.m.th ky nuk ka parime, ka vetëm taktika për grabitje votash. Mashtrues tipik”, shkruan Mustafa. /Telegrafi/