Xhudisti portugez është dikuslifikuar nga një garë që po zhvillohej në Baku të Azerbajxhanit, për shkak se i ra telefoni, derisa po ndeshej me një kundërashtar.
Anri Egutidze po e sfidonte suedezin Robin Pack, në momentin që pajisja i ra nga xhepi dhe kundërshtari e kapi që t’ja tregojë referit, transmeton Telegrafi.
Në shenj keqardhje, xhudisti vuri dorën në zemër dhe kërkoi falje, teksa po largohej anash i turpëruar, për shkak të gabimit që e bëri vet.
Kur përfundoi gara, ai kërkoi falje për rastin, ndërsa u arsyetua se kishte harruar ta largonte, pasi e shfrytëzoi për të dëgjuar muzikë. /Telegrafi/