Kanë mbetur edhe pak ditë deri në koncertin e Noizyt, “Alpha Show 2”.
Artisti i njohur nga Shqipëria ka organizuar edicionin e dytë të këtij koncerti, i cili pritet të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Të ftuar për të performuar do të ketë artistë të shumtë jo vetëm shqiptarë por edhe nga tregu i huaj.
Në një postim të ri, ai ua ka bërë me dije fansave të blejnë biletat e fundit, pasi kanë ngelur eventualisht vetëm dy ditë.
Siç ka zbuluar Rigels Rajku (emri i vërtetë), në koncert do të interpretojnë: Dhurata Dora, Ylli Limani, Stresi, Lyrical Son, MC Kresha, Varrosi, Ledri Vula etj.
Veç kësaj, do të ketë edhe këngëtarë nga tregu ndërkombëtar, me të cilët ka bashkëpunuar ndër vite.
Reperi gjithashtu u ka premtuar fansave se do të jetë një natë spektakolare me shumë befasi të tjera. /Telegrafi/