LSDM-ja ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se në kompanitë për furnizim të shtetit me energji elektrike ELEM dhe EVN, ka instaluar udhëheqësitë e veta kriminele, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shumë shpjet do të bëhet e qartë se nga shitja e shtrenjtë e energjisë elektrike a kanë interes disa firma të afërta me OBRM-PDUKM-në. Për dhjetë vite është bllokuar prodhimi vendorë i rrymës, në llogari të importimit të energjisë e cila kulminoi gjatë Krishtlindjeve”, theksojnë nga LSDM.
Ata gjithashtu thonë se në këtë moment nuk punon fabrika “TEC Osllomej” dhe Maqedonia ëdhtë e varur nga importimi i shtrenjtë i rrymës./Telegrafi/