Diona Fona është në përgatitje të këngës së re, të cilën pritet ta lansojë në një të ardhme të afërt.
Këngëtarja e ka publikuar një video në rrjetet sociale, përmes të cilës e ka ndarë një fragment të këngës së re me fansat e saj.
Ajo ka bërë të ditur se shtëpia e shumë hiteve, RedBox Entertainment, qëndron prapa këtij projekti.
“Kush është gati për këtë? Kam treguar vetëm pak, vjen keq, befasi, befasi”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim.
“E ke dit” është një prej realizimeve më të fundit të Dionës që u lansua me videoklip në fund të muajit shkurt. /Telegrafi/