Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është përfshirë nga zjarri një stallë e bagëtive në Drenas.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë te gjitha njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.
Si pasojë e zjarrit janë djegur çatia dhe ushqimi i bagëtive me vlerë të konsiderueshme materiale.
Nuk raportohet për të lënduar.