Rafael Nadal ka konfirmuar edhe një herë talentin e tij që ka në tenis, duke arritur të triumfojë në Roland Garros, që ishte për të titulli i 13-të.
Kjo fitore e para pak ditëve e ka barazuar atë me triumfe me legjendën dhe atë që konsiderohet si më i miri i këtij sporti, Roger Federer.
Tenisti spanjoll e turpëroi Novak Djokovicin në finale, duke i shkaktuar humbjen më demoluese në karrierën e tij.
Federer jo vetëm se është tenisti më i paguar, por ai është edhe atleti që fiton më së shumti në histori të sportit, duke lënë pas vetës edhe emra si, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Neymar dhe legjendën e basketbollit, LeBron James.
Forbes ka përpiluar një listë me atë se sa fitojnë tenistët, por edhe nga ana e reklamave:
Simona Halep: $10.9 milionë
Triumfi në një garë të tenisit: $6.9 milionë
Kontratat me reklama: $4 milionë
Dominic Thiem: $11.1 milionë
Triumfi në një garë të tenisit: $7.1 milionë
Kontratat me reklama: $4 milionë
Daniil Medvedev: $11.8 milionë
Triumfi në një garë të tenisit: $7.3 milionë
Kontratat me reklama: $4.5 milionë
Ashleigh Barty: $11.1 milionë
Triumfi në një garë të tenisit: $10.1 milionë
Kontratat me reklama: $3 milionë
Kei Nishikori: $32.1 milionë
Triumfi në një garë të tenisit: $1.1 milionë
Kontratat me reklama: $31 milionë
Serena Williams: $36 milionë
Triumfi në një garë të tenisit: $4 milionë
Kontratat me reklama: $32 milionë
Naomi Osaka: $37.4 milionë
Triumfi në një garë të tenisit: $3.4 milionë
Kontratat me reklama: $34 milionë
Rafael Nadal: $40 milionë
Triumfi në një garë të tenisit: $7.1 milionë
Kontratat me reklama: $4 milionë
Roger Federer: $106.3 milionë
Triumfi në një garë të tenisit: $6.3 milionë
Kontratat me reklama: $100 milionë. /Telegrafi/