Didier Drogba mund të përfundojë në kampionatin brazilian.
Sulmuesi i ka dhënë fund aventurës në Kanada te skuadra e Montrealit dhe tani është një lojtar i lirë.
Për ish- sulmuesin e Chelseat është interesuar ekipi i Corinthians, shkruan Goal.com
Edhe pse është në moshë 38-vjeçare, legjenda e Chelseat ka shprehur dëshirë të luaj ende për ndonjë skuadër.
“Unë dua të luaj. Unë kam këmbët në formë dhe shpesh dukem si fëmijë kur kam topin”, ka thënë Drogba. /Telegrafi/