Aurela Gaçe prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore dhe vazhdon akoma të sjell projekte që priten mirë nga fansat e saj.
Këngëtarja e njohur edhe këtë fundvit pritet të publikoi një projekt të ri, të cilin ajo e ka e ka quajtur si një dhuratë për festa.
Në një postim të radhës në Instagram, Aurela ka treguar se kënga mban titullin “Në të zënça” dhe është projekti i shtatë me radhë nga albumi i saj i ri.
“Në të zënça”, po vjen si dhuratë për fundvit për ju. Këtë që di të bëj, do ta ndaj me ju sa të kem fuqi. Fillon numërimi edhe erdhi. Së shpejti kënga e shtatë e albumit”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e shoqëruar me disa imazhe.
Në fotografit që postoi, Aurela duket në formë të mirë, teksa shihet e veshur me një fustan të bardhë me lule, flokët e gjata me ngjyrë të zezë i la të lira në formë valëzimi.
Kujtojmë që kënga e fundit e saj është “Djali im i keq” që u lansua në muajin tetor të këtij viti. /Telegrafi/