Site icon Telegrafi

Dhunimi i 28-vjeçares në Tiranë, avokati i vajzës: Ndihet e kërcënuar

Avokati i vajzës të dhunuar dhe të marr peng për një javë në Tiranë kërkoi që të rishikohet akuza e ngritur ndaj Gleard Gushollit.

Në një deklaratë për mediat, avokati Enea Cenko kërkoi që 31-vjeçari të akuzohet për pengmarrje dhe tentativë vrasjeje.

Ai u shpreh se vajza 28-vjeçare është e rënduar psikologjikisht me shenja të dukshme të dhunës në trup dhe ndihet e kërcënuar për jetën.

“Është e rënduar psikologjiksht dhe ka shenja të dukshme të trup. I bëj apel të gjitha institucioneve shtetërore të marrin në dorë jetën e vajzës, të merret menjëherë në mbrojtje nga shteti shqiptar. Institucionet të marrin masa për mbrojtje të shpejtë për vajzën dhe familjen e saj”, tha avokati. /Telegrafi/

Exit mobile version