Kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko, thotë se 35 persona u plagosën në përleshjet gjatë natës në Kiev.
Ai ka bërë të ditur se në mesin e të lënduarve janë dy fëmijë.
Nuk është ende e qartë nëse i referohej vetëm civilëve, raporton bbc.
Ish-kampioni i botës në boks shtoi se aktualisht nuk ka prani të madhe ushtarake ruse në Kiev, por tha se grupet diversante ruse ishin aktive.
Ndryshe, mediat vendore kanë raportuar se edhe për dëme materiale të ndërtesave dhe pronave private. /Telegrafi/