Afati i transferimeve në Evropë tashmë është mbyllur dhe klubet nuk kanë kursyer asgjë për t’i arritur shumicën e objektivave të tyre.
Real Madridi dhe Barcelona ishin shpenzuesit më të mëdhenj në këtë afat kalimtar, pasi nga arka e tyre dolën 305 milionë euro, respektivisht 255 milionë.
Altletico Madridi e udhëheq garën për transferimin më të shtrenjtë në këtë afat kalimtar, e që është Jao Felix që kaloi nga Benfica për 136.3 milionë euro.
Pas talentit portugez vije Antoine Griezmann që e kompletoi kalimin nga Los Cholchoneros te Barcelona për shumën e 129.8 milionë euro.
Në top treshe futet Eden Hazard, që e realizoi ëndrrën e tij të fëmijërisë për të luajtur te Real Madridi, e që transferimi i tij kushtoi plotë 106.8 milionë euro nga Chelsea. /Telegrafi/