Jeremy Mathieu tashmë është një lojtar i skuadrës portugeze të Sporting Lisbonës.
Barça ka arritur një marrëveshje me lojtarin për përfundimin e hershëm të kontratës së tyre, kështu që francezi është larguar si lojtar i lirë, tre vjet pasi kishte arritur për 20 milionë euro prej Valencias.
Nuk është hera e parë që Barça ‘liron’ lojtarët dhe nuk arkëton asnjë qindakë, transmeton Telegrafi.
Verën e kaluar, katër lojtarë shkuan falas, ku në sy ka rënë Dani Alves dhe Sandro Ramírez, të cilët këtë sezon kanë shkëlqyer në Juventus, përkatësisht Malaga.
Gjithashtu Alex Song dhe Martin Montoya u larguan nga klubi katalanas te Rubin Kazani dhe Valencia, të cilat nuk paguan asgjë.
Përveç kësaj, Adriano u largua për më pak më shumë se një milion euro, Allen Halilovic i solli pesë milionë euro ndërsa tetë Marc Bartra.
Vite më parë kishte raste të ngjashme, ku Ibrahim Afellay u lirua si lojtar i lirë dhe David Villa u largua vetëm për katër milionë euro për në Atletico Madrid.
Barça shpreson të bëjë më shumë para gjatë shitjeve të ardhshme në mënyrë që të balancoj financat. /Telegrafi/