Devolli Corporation i është përgjigjur ftesës për të ndihmuar komunat, të cilat pësuan dëme gjatë përmbytjeve të fundit.
Fabrikat Comodita Home dhe M Sillosi kanë dhuruar dy kamionë me miell dhe dyshekë në zonën e Skenderajt.
Produktet i janë dhuruar familjeve në zonat e përmbytura në fshatrat Tushilë, Llaushë, Kuqicë dhe Lagjen 6 të Skenderajt.
Ndryshe, shumë familje pësuan nga vërshimet që ndodhen këtë muaj në Skenderaj, Mitrovicë, Klinë e Istog.
Skenderaj ishte komuna që u dëmtua më shumë, pasi vërshimet shkatërruan shumë shtëpi e ekonomi familjare.
Dëmet llogariten të jenë milionëshe, edhe pse shuma e saktë ende zyrtarisht nuk është përcaktuar.