Jose Luis Mato Sanmartin, i njohur si Joselu, do të zyrtarizohet si lojtar i Real Madridit në javën e ardhshme.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, njofton se të gjitha dokumentet tashmë janë nënshkruar dhe sulmuesi spanjoll do të kthehet në Santiago Bernabeu.
33-vjeçari do të huazohet te Los Blancos nga Espanyoli për një sezon, deri në qershor 2024.
Klubi që e pronëson do të përfitojë 500.000 euro me rastin e këtij huazimi.
Në kontratë është përfshirë edhe opsioni i blerjes, por që nuk është i obligueshëm. Në rast se Reali vendos ta aktivizojë, atëherë duhet të paguajë 1.5 milionë euro për ta blerë kartonin e tij.
Që të luajë për Mbretërit, Joselu është pajtuar që ta ulë pagën e tij. /Telegrafi/