Katër ditë pas vdekjes së aktorit dhe aktorit të humorit, Leslie Jordan, janë zbuluar detajet e aksidentit në të cilin humbi jetën tragjikisht.
Jordan përplasi makinën e tij në murin e një ndërtese në Hollywood dhe një nga dëshmitarët menjëherë thirri zjarrfikësin dhe një ambulancë, e cila mbërriti shpejt në vendngjarje.
Zjarrfikësit e nxorën aktorin nga makina dhe përcaktuan se ai nuk kishte puls dhe menjëherë filluan t’ia jepnin ndihmën e parë.
“E kanë ringjallur për 40 minuta”, ka thënë dëshmitari, por aktori nuk ka mundur të shpëtojë, transmeton KP.
Burimet policore thanë se besojnë se Leslie ka pësuar një atak në zemër para se të përplaste makinën e tij në mur, por ky është ende informacion jozyrtar.
Hetimet janë ende në vijim, ndërsa shkaku zyrtar i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur.
Para aksidentit, ai dyshohet se është ankuar për vështirësi në frymëmarrje dhe madje ka lënë një takim me një mjek. Ai donte të kontrollonte zemrën për të parë nëse kishte ndonjë problem shëndetësor.
Leslie ishte i njohur për rolet e tij në seritë televizive të njohura, si si “Will & Grace”, “Hearts Fire”, “The Cool Kids”, “Call me Kat” e “American Horror Story”.