Site icon Telegrafi

DESIRE

Poezi nga: Mihai Eminescu
Përktheu: Servet Bytyçi

Eja nder pyje ku çel Pranvera
Vrapo mbi gurë bëhu si erë
Mbi bar të njomë e brazda të mbjella
Fshihu pas degësh një copë herë
Me krahë hapur më gjej të zinë
tek të pushtoj të përqafuar
Ngadalë pastaj të heq shaminë
Sa të shoh sytë e përmalluar
Në prehrin tim ti do të ulesh
Veç unë e ti, veç unë e ti
Lisat hedhin kurora lulesh
Mbi flokun tënd, porsi flori
Kaçurrelat përmbi ballë
ngadalë ngadalë në fshehtësi
Një puthje e nxehtë, plot afsh të valë
Mbi buzët tua si qershi
Si i përgjumur në këtë harmoni
Pylli përkulet e sikur lutet
Petale lulesh lëshojnë freski
E arome e tyre thelle në shpirt futet.

Exit mobile version