Site icon Telegrafi

Dështuan ta transferonin Rashicën, Galatasaray zyrtarizon Hakim Ziyechin nga Chelsea

Milot Rashica ka qenë objektivi kryesor i Galatasarayt për repartin ofensivë, por në fund nuk ia dolën të fitonin shërbimet e tij.

Rivali i tyre lokal Besiktas u tregua më i shpejtë dhe arriti ta transferojë reprezentuesin kosovar.

Kësisoj kampioni në fuqi i Turqisë nuk ka humbur shumë kohë dhe ka gjetur sulmuesin anësorë që do ta zëvendësojë Nicolo Zaniolon e shitur te Aston Villa.

Lexo po ashtu Hakim Ziyech mund të quhet lojtar i Galatasarayt

Sulmuesi maroken Hakim Ziyech është futbollisti më i ri i Galatasarayt, pasi ai tanimë është zyrtarizuar te verdhekuqtë.

Ziyech i bashkohet Galatasarayt si huazim nga Chelsea për sezonin 2023/24 me klubin turk që e ka opsionin e blerjes në fund të sezonit.

Galatasaray ka njoftuar se gjatë këtij sezoni paga e marokenit do të jetë 3,5 milionë euro neto. /Telegrafi/

Exit mobile version