Site icon Telegrafi

Dështon intervistimi i përfaqësuesve të KEDS-it në Komisionin Hetimor për energjinë

Foto: Arkiv

Në Komisionin Hetimor për energji ka dështuar intervistimi i dëshmitarëve nga Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) dhe Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO).

Kryetari i Komisionit në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, Hajdar Beqa theksoi se dëshmitarët e KEDS dhe KESCO kanë dhënë një arsyetim tek administrata se sot nuk do të mund të jenë të pranishëm në Komision.

Beqa theksoi se pa dëshminë e tyre nuk mund të ketë një raport të plotë hetimor, dhe shtoi se do shikojnë mundësitë që intervistimi i tyre të ndodhë para përfundimit të mandatit të Komisionit.

“Ata kanë dhënë një arsyetim përmes administratës që nuk mund të jenë sot prezent dhe sot nuk do të mbahet intervistimi i përfaqësuesve të KEDS dhe KESCO. Prandaj, ne do t’i shikojmë rrugët ligjore përmes komisionit t’i sigurojmë para se të mbyllet mandati i komisionit që ta kemi edhe dëshminë e tyre sepse pa dëshminë e tyre nuk mund të kemi një raport të plotë”, tha Beqa.

Me kërkesë të tij, mbledhja ka vazhduar pa kuorum dhe pa media për çështje të tjera, siç tha ai, teknike.

Për intervistim sot ishin paraparë dëshmitarët nga KEDS dhe KESCO: Vedi Yesilkilic, shef ekzekutiv i KEDS-it 2013-2014; George Karagutoff, shef ekzekutiv i KEDS-it 2013-2019; Alper Erbas, shef ekzekutiv i KEDS-it 2019-2021; Alpin Dogan, aktualisht shef ekzekutiv i KEDS-it; Serhat Mesut Dinc, aktualisht shef ekzekutiv i KESCO-s. /KP/

Exit mobile version