Negociatat mes klubeve Chelsea dhe Benfica për mesfushorin argjentinas Enzo Fernandez, thuhet se kanë dështuar tashmë.
Fernandez ka qenë subjekt i spekulimeve intensive të transferimeve pas paraqitjeve brilante me Argjentinën në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Fituesi i Kupës së Botës luajti në Katar dhe fitoi çmimin e Lojtarit më të mirë të ri të turneut dhe kjo e bëri një cak të madh të klubeve elitare evropiane.
Mesfushori ka qenë i lidhur fort me një lëvizje në Ligën Premier, me Liverpoolin dhe Manchester Unitedin që mendohet se po e ndjekin 21-vjeçarin.
Për të mos përmendur Chelsean, i cili dukej se ishte favorit për të transferuar mesfushorin e talentuar.
Por gazetari amerikano- jugor Cesar Luis Merlo ka zbuluar se bisedimet mes Chelseat dhe Benficas kanë dështuar, ashtu sikurse u konfirmua lajmi edhe nga Fabrizio Romano.
“Negociatat që Enzo Fernandez të shkonte te Chelsea dështuan: Benfica hoqi dorë nga shitja e tij jashtë klauzolës pas disa ditësh negociata”, shkroi ai në Twitter.
🚨[EXCLUSIVO] Colapsó la negociación para que Enzo Fernández se vaya al Chelsea: Benfica desistió de venderlo por fuera de la cláusula luego de varios días de negociación❌
*️⃣El club portugués ya le comunicó al inglés que, ahora, solo se va pagando la cláusula de €120M en 1 pago pic.twitter.com/IL5tWgWBwu— César Luis Merlo (@CLMerlo) January 4, 2023
Klubi portugez dëshiron që gjigantët anglezë të paguajnë paraprakisht klauzolën e lirimit të lojtarit prej 106 milionë funtesh apo 120 milionë eurosh.
Blutë kishin propozuar një marrëveshje që do t’i shihte ata të paguanin tarifën në tre këste për të shmangur kufizimet financiare të Fair Play. /Telegrafi/
Excl: Chelsea official proposal for Enzo Fernández was never €120m or €127m. The final proposal made to Benfica was €85m fee. 🚨🔵🇦🇷 #CFC
Chelsea have never discussed €120m release clause.
There’s NO agreement at all after new meeting in the afternoon, as revealed earlier. pic.twitter.com/tGJpQe8Vmp
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 4, 2023
Enzo Fernández deal. As things stand, Chelsea & Benfica have not scheduled new meeting after talks collapsed 🚨🇦🇷 #CFC
Rui Costa always said: €120m [clause] or no way. Chelsea verbally discussed that with Benfica then official bid was €85m. No deal.
🎥 https://t.co/a58uN3CYyC pic.twitter.com/5NuEZDoECZ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 5, 2023