Fahrol Razi ka qenë afër furgonit në një parking në Singapor, kur pran tij ka goditur një vetëtimë e fuqishme.
Megjithëse është besuar se rrufeja nuk bie dy herë në të njëjtin vend, ky rast e tregon të kundërtën, transmeton Telegrafi.
Njohësit e meteorologjisë kanë pohuar se janë dy vetëtima të ndara që kanë qëlluar aty, brenda një kohe shumë të shkurtër.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si ndriçohet vendi nga ky aktivitet natyror, ndërsa pjesët e pemës bien poshtë thyera.
Sidoqoftë, këtij fenomeni që nuk është besuar se mund t’i ndodhë, Razi i ka shpëtuar pa lëndime edhe pse ishte shumë pranë. /Telegrafi/
https://youtu.be/ou6TPlQ8osc