Site icon Telegrafi

Dëshironi një zyrë pa nervozizëm? Bëjeni vetëm një gjë

Një studim japonez zbulon se sa janë bimët të mira për ne

Nëse jeni nën tension në punë, zgjidhja më e mirë është të sillni një bimë në mjedisin tuaj të punës.

Hulumtimi i shkencëtarëve japonezë, i publikuar nga “HortTechnology”, tregoi se vëzhgimi i bimëve në zyrë redukton stresin.

Studiuesit nga Universiteti i Hyogo organizuan një studim që përfshiu 63 të anketuar të një kompanie japoneze.

Të gjithë të anketuarve iu dha një bimë, të cilën e vëzhguan për plot 3 minuta dhe për të cilën kujdeseshin sa herë ndiheshin të lodhur, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Tri lule për tavolinën tuaj të punës

Rezultatet treguan një përmirësim të lehtë te njerëzit me ankth të lartë, ndërsa 27 për qind e të anketuarve treguan rezultate të konsiderueshme.

Punëtorët që reaguan keq ndaj provës e kuptuan kujdesin e një “qenieje” të gjallë si një burim shtesë stresi.

Ky problem u eliminua shpejt duke futur më shumë bimë në mjedis.

Pra, sillni disa bimë në zyrë dhe sa herë që të jeni ngopur me gjithçka, vëzhgoni ato, çlirojeni kokën dhe shijoni momentin. /Telegrafi/

Exit mobile version