Një çift janë me “fat që janë akoma gjallë”, pasi u goditën nga dallgët gjigante derisa po tentonin të bënin “selfie”.
Burri dhe gruaja injoruan fuqinë e natyrës, dhe vendosën të pozojnë pranë dallgëve të trazuara në veri të Sydney, transmeton Telegrafi.
Por pa kaluar shumë çaste ata u goditën nga dallgët, dhe për një moment u zhdukën nga objektivi i kamerave të sigurisë që kapën momentin.
Për fat të mirë arritën sërish të dalin nga uji, ndërsa të gjitha gjësendet që i patën me vete, ua morën dallgët.
Madje u trajtuan në spital për disa plagë të marra gjatë rrëzimit nëpër shkëmbinj. /Telegrafi/