Didier Deschamps duket se ka vendosur për të ardhmen e tij dhe që një person e ka zbuluar atë.
Presidenti i federatës së futbollit të Francës, Noel Le Graet ka bërë të ditur se trajneri mund të vendos vetë për të ardhmen e tij, gjersa kanë pasur një bisedë.
“[Deschamps] më tha se në çdo rast, ai do të kishte refuzuar një rinovim të kontratës dhe se do të shihemi pas Kupës së Botës”, deklaroi Le Graet për AFP.
“Pavarësisht nëse ai do të rinovojë apo jo, ai do të punojë, në të njëjtën mënyrë. Nëse fiton Kupën e Botës, ndoshta do të dëshirojë të qëndrojë. Nëse nuk e bën, mbase do të dëshirojë të largohet”.
“Unë e vlerësoj shumë atë – nuk mund të thuash se vendimi do të jetë vetëm i tij, por nuk është larg. Mendoj se besimi te Didier ka dhënë rezultat”, ka shtuar më tej kreu i federatës franceze.
Zinedine Zidane pritet të zë vendin e Deschamps, pasi dëshira e tij është bërë publike vite më parë. /Telegrafi/