Deri tani janë regjistruar 12 milionë kilogram duhan të shitur në Maqedoni nga qytetarët për kompanitë kontraktuese për blerjen dhe përpunimin e duhanit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Cvetan Tripunovski, drejtori i inspektoriatit për bujqësi, thotë se deri tani janë blerë 12 milionë kilogram duhan dhe për të njejtat janë harxhuar mesatarisht nga 191 denarë për kilogram.
I njejti, informon se janë paguar 81% e duhanit të blerë ndërsa 19% pritet që të procesuohen duke pasur parasysh dokumentacionin dhe procedurat tjera./Telegrafi/