Please enter at least 3 characters.

Dërgojnë shtetin në gjykatë, sepse ua refuzuan mbiemrin “Allah” për vajzën e tyre (Foto)

2017/03/AA1.jpg
34:"© Superior Court of Fulton County

Një çift nga Gjeorgjia, SHBA, kanë sjellë shtetin në gjykatë për shkak të refuzimit që ligjërisht ti japin vajzës së tyre mbiemrin 'Allah'.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, çifti Elizabeth Handy dhe Bilal Walk kanë qenë duke u përpjekur për të emërtuar vajzën e tyre 22-muajshe ZalyKha Graceful Lorraina Allah.

Kjo pasi që siç thuhet më tej, Departamenti i Shëndetit Publik ka refuzuar ti japë vogëlushes mbiemrin e All-llahut, sepse ligji i shtetit dikton se mbiemri i fëmijës duhet të jetë ai i nënës, babait ose një kombinim i të dyve - të gjitha në varësi të faktit nëse çifti është i martuar . Handy dhe Walk nuk ishin të martuar.

Pavarësisht kësaj, bëhet e ditur se vëllai tre-vjeçar i vogëlueshes, mjeshtëror Mosirah Aly Allah, ishte në gjendje të mbajë mbiemrin e tij. /Telegrafi/