Juventusi ka shënuar fitore ndaj Torinos me rezultat 4-2 në kuadër të javës së 24-të të Serie A.
Zonja e Vjetër edhe pse e dënuar me 15 pikë, po vazhdon të bëjë një kampionat të mirë dhe po radhit fitoret.
Ndeshja nisi me gol, pasi që në minutën e dytë, Torino nisi një aksion shumë të mirë, që u kthye në gol nga Alessandro Buongiorno për 1-0.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1630656480776015873
Por Juventusi që ishte vendas në këtë përballje, arriti të barazojë shifrat në minutën e 16-të, kur Juan Cuadrado shënoi për 1-1.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1630659857849131021
Por Torino sërish mori epërsinë në minutën e 43-të, me Antonio Sanabrian që shënoi gol të bukur për 2-1.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1630666747211554824
Në kohën shtesë të pjesës së parë, Juventusi barazoi shifrat për të mbyllur këtë pjesëlojë të bukur, me Dnailon që shënoi me kokë për 2-2.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1630667554271141906
Pjesa e dytë nisi me Juventusin që ishte më kërkues, duke radhitur rastet para portës së Torinos.
Për këtë u përkujdes edhe Max Allegri që futi në lojë dyshen, Paul Pogba dhe Federico Chiesa.
Goli i epërsisë erdhi në minutën e 71-të, kur Bremer shënoi gol të bukur me kokë për 3-2.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1630678680010735616
Juventusi nuk u ndal dhe vazhdoi me sulme, duke e gjetur golin e katërt, me Adrien Rabiot, i cili shënoi në një tollovi për 4-2.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1630682306816999424
Fitore e madhe e Juventusit kjo në derbi të qytetit, që e afron me pjesën tjetër, pasi tani janë në vendin e shtatë me 35 pikë, dhjetë më pak se vendi i katërt. /Telegrafi/