Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka thënë se ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, e ka punësuar gruan e tij në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.
Bytyqi përmes një postimi në rrjetin social në Faceebok ka shkruar se këto punësime po dëshmojnë se Qeveria Kurti luftën kundër nepotizmit e ka pasur “veç fasadë”.
“Allahile me çfarë fytyre doni me ja mësy pushtetit në zgjedhjet e ardhshme, me çfarë vetëbesimi e me cilin guxim? Nejse duhet më pas fytyrë për me pas marre, e ju nuk e keni”, ka shkruar Bytyqi. /Telegrafi/