Site icon Telegrafi

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns ka shpërndarë një postim të Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re.

Në këtë postim është një intervistë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq të dhënë për mediat kineze, transmeton Telegrafi.

Ai nuk hezitoi fare të thotë se Tajvani është Kinë, duke theksuar se “shpreson që presidenti kinez Xi Jinping do të kujdeset për Tajvanin në mënyrën e duhur, mënyrën që ai dhe Kina dëshiron”.

“Për ne është shumë e thjeshtë: Tajvani është Kinë. Besojmë se presidentit Xi do të kujdeset për Tajvanin në mënyrën e duhur, mënyrën që ai dëshiron, mënyrën që Kina dëshiron”, tha Vuçiq në intervistën e dhënë nga Beogradi.

Ndryshe Kearns pati paralajmëruar disa muaj para se të ndodhte sulmi terrorist në Banjskë, se serbët po shfrytëzojnë autoambulancat për të transportuar armë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version