Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi do merr pjesë në seancën e sotme ku do të votohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.
Ndryshe, Ramiz Kelmendi në një intervistë për radio emisionin Magazina me Ermal Panduri në Radio Dukagjini ka thënë se ai do të sakrifikohet dhe se i duhet të vendosë mes izolimit të qytetarëve të Kosovës dhe familjes.
Ai ka thënë se kjo është arsyeja pse po merr pjesë në seancë.
Kelmendi në seancën e së martës nuk ishte i pranishëm në Kuvend për arsye shëndetësore. Vota e Kelmendit pritet të jetë vendimtare për çështjen e Demarkacionit. /Telegrafi/