Site icon Telegrafi

Deputetët s’mbajnë distancën të rekomanduar nga IKSHPK për mbrojtje nga coronavirusi

Deputetët e PDK-së, AAK-së dhe Nismës, janë mbledhur në seancën e Kuvendit të Kosovës, për të diskutuar rreth votimit të buxhetit për vitin 2020.

Ata nuk po respektojnë rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për të mbajtur distancë prej 1 metër nga njëri tjetri.

Ata shihen të mbledhur në grup dhe shumica nga ta nuk kanë maska mbrojtëse kundër virusit COVID-19.

Lexo po ashtu Kurti kërkon nga deputetët të votohet buxheti për shkak të situatës

Ndërkaq, mospajtimet mes pozitës dhe opozitës për kalimin e buxhetit për vitin 2020, ka bërë që të ndërpritet seanca.

Edhe përkundër faktit se kryetarët e gurpeve parlamentare kanë zhvilluar një takim ndaras me kryetaren Osmani, nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët sa i përket kalimit të menjëhershëm të dy leximeve të buxhetit 2020, njofton Telegrafi.

Exit mobile version