Telegrafi

Denver Nuggets fitojnë ndeshjen e parë finale të Konferencës së Perëndimit ndaj Lakers

Denver Nuggets ka triumfuar në ndeshjen e parë finale të Konferencës së Perëndimit ndaj Los Angeles Lakers.

Pas 48 minutave lojë, Nuggets ka triumfuar me gjashtë pikë diferencë 132:126 për të kaluar në epërsi 1-0.

Qendra e Nuggets, Nikola Jokic ishte më efikasi te vendasit me 34 pikë, 21 kërcime e 14 asistime.

Lojë fantastike shfaqi Jamal Murray që e mbylli takimin me 31 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, derisa Caldwell-Pope kontribuoi me 21 pikë të tjera.

Anthony Davis nga ana tjetër është më i miri në fushë me 40 pikë, 10 kërcime e tre asistime.

Paraqitje spektakolare pati edhe LeBron James me 26 pikë, 12 kërcime e nëntë asistime, por që nuk mjaftuan për fitoren e Lakers. /Telegrafi/