Site icon Telegrafi

Dënohet Bylbyl Sokoli, kjo është vlera e gjobës

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për trajnerin e Gjilanit, Bylbyl Sokoli, i cili ndodhej në procedurë për shkak të deklaratës së dhënë pas takimit të DigitAlb Kupës, Llapi – Gjilani (4:0).

KD ka vendosur ta dënojë Sokolin me para, derisa vlera e gjobës është 250 euro.

“Bylbyl Sokoli dënohet me të holla në shumë prej 250 €, në bazë të Rregullores disiplinore, neni 39, paragrafi 1, pika 3 dhe neni 10, paragrafi 2”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sokoli kishte thënë se Llapi nuk ka nevojë ta rregullojë ndeshjen me gjyqtarë, derisa vetë ai më pas në emisionin Arena në Tribuna Channel, kishte theksuar se deklarata e tij është keqinterpretuar, pasi ka thënë se Llapi nuk ka nevojë për ndihmën e gjyqtarëve.

Exit mobile version