Telegrafi

Dëmtoi varrezat, arrestohet gjilanasi

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operative dhe veprimeve të shpejta hetimore kanë arritur që të identifikojnë, lokalizojnë dhe arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar serb.

“Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme si i njëjti 28.05.2024 në fshatin Korminjan i Ulët ka dëmtuar disa varreza, gurë të varrezave dhe disa fotografi në gurë të varrezave. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftim.

Policia bënë të ditur se me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dëmtim i varrezave’’, rast i cili është proceduar në Prokurorinë Themelore. /Telegrafi/