Site icon Telegrafi

Dëmtohet busti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeu në Gjilan, policia nis hetimet

Busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, i cili është i vendosur në hapësirën e Asamblesë Komunale në Gjilan është dëmtuar.

Telegrafi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka parë nga afër se gjysma e emrit të tij është lyer me ngjyrë të zezë.

Më poshtë mund t’i shihni edhe pamjet nga Telegrafi.com

Ekipi i Telegrafit ka kontaktuar edhe me policinë në rajonin e Gjilanit. Zëdhënësi, Valon Osmani, në një prononcim ka thënë se hetuesit dhe njësiti i forenzikës i janë përgjigjur rastit dhe se hetimet kanë filluar.

“Hetues policor dhe Njësiti i forenzikës me të pranuar informacionin i janë përgjigjur rastit. Në konsultim me prokurorin e shtetit është plotësuar një shënim zyrtar. Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan aktualisht janë duke hetuar rrethanat e këtij rast”, ka thënë ai për Telegrafin.

Ndryshe, para shtatë viteve, ish kryetari Lutfi Haziri së bashku me kryetarin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Fehmi Rexhepi, patën bërë zbulimin e bustit të heroit Skënderbeu, në 550 vjetorin e vdekjes së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version