Shumë futbollistë të njohur lanë Evropën për të kaluar në Kinë dhe kjo fillojë që në sezonin 2016/17.
Në shkurt të vitit 2017, klubet kineze shpenzuan 331 milionë funte, për 126 milionë më shumë se sa Liga Premier që bëri në atë afat.
Këto blerje kishin përcjellë ato të vitit 2016 që po ashtu nuk kanë qenë të pakta.
DONE DEAL: Guangzhou R&F have completed the signing of Mousa Dembélé from Spurs on a reported three-year deal for an undisclosed fee. pic.twitter.com/vhfhyXryYi
— Play Squawka Selector for Free (@Squawka_Live) January 17, 2019
Por pastaj klubeve iu kërkua që të ndalen shpenzimet, duke vendosur taksa të mëdha për lojtarët nga jashtë.
E gjithë kjo për t’iu dhënë më shumë prioritet lojtarëve të talentuar vendor.
Por kjo nuk i ndali transferimet pasi Guangzhou R&F e ka kompletuar transferimin e Mousa Dembele nga Tottenham.
Në pritje të transferimit është edhe ylli i West Ham United, Marko Arnautovic.
Për të kinezët janë gati të paguajnë 35 milionë funte.
Por a do të ishte blerja më e shtrenjtë në histori? Absolutisht jo.
Më poshtë janë 10 transferimet më të shtrenjta të ndodhura nga Superiga Kineze. /Telegrafi/
10# Odion Ighalo
Nga: Watford
Te: Changchun Yatai
Për: 20 milionë funte
9# Ramires
Nga: Chelsea
Te: Jiangsu Suning
Për: 25 milionë funte
8# Anthony Modeste
Nga: FC Koln
Te: Tianjin Quanjian
Për: 25.8 milionë funte
7# Yannick Carrasco
Nga: Atletico Madrid
Te: Dalian Yifang
Për: 27 milionë funte
6# Jackson Martinez
Nga: Atletico Madrid
Te: Guangzhou Evergrande
Për: 31 milionë funte
5# Cedric Bakambu
Nga: Villarreal
Te: Beijing Sinobo Guoan
Për: 35.3 milionë funte
4# Alex Teixeira
Nga: Shakhtar Donetsk
Te: Jiangsu Suning
Për: 36.4 milionë funte
3# Paulinho
Nga: Barcelona
Te: Guangzhou Evergrande
Për: 44.2 milionë funte
2# Hulk
Nga: Zenit St Petersburg
Te: Shanghai SIPG
Për: 46.1 milionë funte
1# Oscar
Nga: Chelsea
Te: Shanghai SIPG
Për: 60 milionë funte