Google njoftoi zyrtarisht veçorinë Fast Pair për Chromebook në janar të vitit 2022, dhe tani po del në qarkullim bashkë me ChromeOS 111.
Fast Pair për telefona u prezantua në vitin 2017, dhe veçoria për “aftësitë e sinkronizimit” u shtua një vit më vonë.
Veçoria duhej të mbërrinte në Chromebook në vitin 2019, por afati i dhënë “erdhi dhe shkoi”.
Në Chromebook-in tuaj, do të shihni një njoftim si “Connect Pixel Buds Pro” që përfshin një foto dhe shënime se si “Pixel Buds Pro do të shfaqet në pajisjet e lidhura me ‘[address]@gmail.com’”. Kjo përputhet me përvojën e Android me një buton “Connect” që ju lejon të vazhdoni. Pasi që t’i lidhni ato, do të shihni një njoftim në formë pilule “Pixel Buds Pro lidhur” në këndin e poshtëm djathtas, shkruan 9to5Google, transmeton Telegrafi.
Ndërsa sa i përket ChromeOS 111, Google thotë se Fast Pair aktualisht është “projektuar për të punuar me pajisjet audio Bluetooth të mbështetura dhe në Chromebook që mbështesin skanimin e sfondit”.
Në faqen e cilësimeve të Bluetooth-it, mund të shihni një listë të “Pajisjeve të ruajtura në llogarinë tuaj”. Këtu përfshihen kufjet dhe orët inteligjente. Megjithatë, “pajisjet e ruajtura në llogarinë tuaj nuk disponohen nga menyja “Cilësimet e shpejta”. Ekziston gjithashtu një ndërrim i ri i cilësimeve “Skano për pajisje të reja: Lidhe dhe konfiguro shpejt pajisjet e Fast Pair”.
ChromeOS 111 do të dalë fillojë të shfaqet gjatë javëve të ardhshme. /Telegrafi/