Kur Deco u emërua drejtori i ri sportiv i Barcelonës, ai u alarmua kur mësoi klauzolën e ulët të lirimit të Ousmane Dembele.
Sipas Sport, Deco i dërgoi një paralajmërim serioz klubit katalunas në qershor duke i kërkuar që të përshpejtojnë rinovimin e kontratës së tij për të shmangur klauzolën që të shkaktohet nga një klub evropian me shpenzime të mëdha.
Paralajmërimi i tij për Barçën tani është bërë realitet pasi PSG ka kontaktuar Dembelen për një lëvizje të mundshme. Nëse lojtari pajtohet me ofertën, ata do të paguajnë menjëherë klauzolën e lirimit prej 50 milionë euro.
Mediat në Francës raportojnë se nëse klauzola aktivizohet, Barça do të marrë vetëm 25 milionë euro nga ato para, ndërsa pjesa e mbetur do t’i shkojë lojtarit. Kujtojmë se Barça shpenzoi 135 milionë euro për të nënshkruar me Dembelen nga Dortmundi në vitin 2017.
Disa tifozë do të argumentojnë se klubi nuk ka pasur kurrë vlerë të mirë për Dembelen që kur ai erdhi për të zëvendësuar Neymarin. Francezi ka shënuar vetëm 40 gola në 185 ndeshje të skuadrës katalunase gjatë gjashtë viteve.
Lëndimet kanë qenë sfida më e madhe e Dembeles në Camp Nou. Statistikat tregojnë se ai ka humbur mbi 115 ndeshje të skuadrës për shkak të një lëndimi. /Telegrafi/