SUV-i elektrik GMC Hummer, EarthCruiser i shumëpritur debutoi zyrtarisht të enjten.
Kamionçina elektrike është i pajisur me modifikimet e EarthCruiser për vozitje në terrenet e ashpra, duke mundësuar që automjeti me emetim zero të jetë me aftësi vetë-karikuese nëpërmjet energjisë diellore, transmeton Telegrafi.
Në muajin mars, GMC njoftoi se do të bashkëpunojë me kompaninë EarthCruiser për të shtuar modifikime në kamionçinë elektrike Hummer.
EarthCruiser i njohur në krijimin e pajisjeve për makinat me vozitje në terren të ashpër, ka punuar me GMC-n për të hartuar dhe zhvilluar një zgjidhje të gjeneratës së ardhshme për kamionçinë elektrike. /Telegrafi/