Asnjë futbollist në botë nuk e dëshiron fatin e talentit spanjoll Cesar Palacios.
Në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Real Madridit, ylli i ri spanjoll ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju.
Mesfushori i ri pësoi dëmtimin e tij në ACL në fazat përmbyllëse të miqësores parasezonale të Real Madrid kundër Milanit.
Arropado por todos sus compañeros: la desesperación de César Palacios, que tuvo que ser sustituido por lesión poco después de entrar al partido. No parece grave, pero el jugador se va con el disgusto de haber durado cinco minutos el día del debut…
📹 @jdelriomuradas pic.twitter.com/e4Ru8VtoXq
— MARCA (@marca) August 1, 2024
“Ai pësoi një problem në gju dhe nuk duket mirë”, tha Carlo Ancelotti pas ndeshjes.
“Duhet ta vlerësojmë nesër dhe është turp që një i ri lëndohet në ndeshjen e parë parasezonale. Shpresoj të mos jetë asgjë serioze”, deklaroi Ancelotti.
Fatkeqësisht, tani është konfirmuar se Palacios ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju duke këputur ligamentet.
César Palacios se ha roto el ligamento cruzado de su rodilla 💔
Mucho ánimo crack 🙏🏻
[ @MarioCortegana ] pic.twitter.com/zAJJIyMsQi
— Real Madrid Fans 🤍 (@MadridismoreaI) August 1, 2024
19-vjeçari ishte inkuadruar vetëm shtatë minuta më parë në fushë kur pësoi dëmtimin e rëndë, derisa pasi u largua shpërtheu në lot për lëndimin e rëndë të pësuar.
Palacios vlerësohej si një nga talentet më premtues në Akademinë e Real Madridit, derisa ai edicionin e kaluar shënoi pesë gola dhe asistoi në dy të tjerë. /Telegrafi/