Albion Rrahmani e ka vulosur fitoren e Rapid Bukureshtit qysh në debutim, pasi mposhtën me rezultat 5- 3 Craiovan si mysafir.
Sulmuesi kosovar u fut në ndeshje në minutën e 46-të, kur skuadra e tij po fitonte 2-1 ndaj Craoivas.
Ishte minuta e 65-të e takimit, kur Rrahmani u asistua prej Funsho Bamgboye për rezultatin 4-2, derisa ishin shënuar dy gola para të tijit.
Derisa skuadra kundërshtare filloi të bënte presion duke ngushtuar rezultatin në 4-3, futbollisti ynë shënoi edhe njëherë për të qetësuar bashkëlojtarët e tij.
Ishte minuta e 90+1-të e takimit, kur Rrahmani realizoi për 5-3, nga një asistim i Papeau.
Ylli i ri nga Kosova ishte lojtari i dytë më notën më të lartë nga SofaScore më këtë takim.
Me këtë fitore, Rapidi i Bukureshtit ngjitet në vendin e tretë me 11 pikë, katër më pak se lideri FCSB. /Telegrafi/
🇷🇴 Albion Rrahmani’s second goal 🆚 U Craiova 1948! ⚽️⚽️
https://t.co/cdenGf3opq— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) August 25, 2023
🇷🇴 Albion Rrahmani’s debut goal 🆚 U Craiova 1948! ⚽️🔥
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) August 25, 2023