Hakan Calhanoglu ka përjetuar një debutim ëndrrash me Interin në Serie A, pasi në ndeshjen e parë ndaj Genoas në Serie A ka bërë një asistim dhe një gol brenda 14 minutave lojë.
Mesfushori turk u transferua te Interi si lojtar i lirë këtë verë, pasi nuk rinovoi kontratën me rivalet e përbetuar lokal të Milanit.
Transferimi i Calhanoglu bëri shumë bujë, por Nerazzurrët tashmë po ia shohin vlerat mesfushorit.
27-vjeçari ka bërë një debutim ëndrrash në Serie A me Interin në ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Genoas.
https://twitter.com/NerazzurriFans/status/1429121976279265291
Calhanoglu ka lënë gjurmë në vetëm 14 minuta lojë, duke asistuar fillimisht dhe pastaj gjetur golin.
Ylli turk në minutën e gjashtë e gjeti për mrekulli Milan Skriniar, i cili shënoi me kokë për 1-0, ndërsa Calhanoglu shënoi supergol nga distanca në minutën e 14-të për 2-0. /Telegrafi/
Golaço de Hakan Calhanoglu!
Inter 2×0 Genoa#SeriaA
— Música Nostálgico! (@musicnostalgico) August 21, 2021